Zgjidhja e kontestit për emrin, mundësi e vetme për hyrje në NATO dhe BE

16.07.2017 14:50

Edhe përkundër shumë përpjekjeve që Maqedonia të bëhet pjesë e familjes Evropiane....

Edhe përkundër shumë përpjekjeve që Maqedonia të bëhet pjesë e familjes Evropiane, çështja e emrit vazhdon të jetë pengesa kryesore  për antarësimin e vendit në NATO dhe BE. 

Kjo pasi që Shkupi dhe Athina kanë  qëndrime diametralisht të kundërta për të gjitha çështjet aktuale që mund të jenë objekt bisedimi.

Bojan Mariqiq nga Qendra për Strategji Evropiane, thotë se përshpejtimi i procesit të integrimit të Maqedonisë në BE, paraqet skenar shumë real, por kjo mund të arrihet vetëm nëse ndermjetesojne  funksionare te larte ndërkombëtar.

“Kështu siç janë të konstituuar nuk mund të presim shumë. Së pari, euro-deputetët, edhe pse janë të afirmuar dhe kanë rëndësinë dhe ndikimin e vetë, vështirë se mund të kenë rezultat. Këtë edhe ata e kanë të qartë, pasi që kemi të bëjëm me një contest shumë të vjetër. Nuk duhet të ketë bisedime klasike, sepse do të ishte pozicion i pabarabartë, por duhet definitivisht një ndërmjetësim nga funksionar i lartë i BE-së në të kundërtën Maqedonia mundet vetëm të ëndërroj BE-në” – tha analisti, Bojan Mariqiq.

Njohësit e çështjeve të BE-së, duke kalkuluar afatin kohorë  të  shteteve fqinje sa i përket bisedimeve me BE-në, shprehen se  para vitit  2020 Maqedonisa as nuk mundet të ëndërroj të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. 

Ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Kozias të hënën në Bruksel do të takohet me ndërmjetësuesin Metju Nimic.

MPJ greke, nuk dha  hollësi të tjera për takimin, por  pritet të shihet nëse ndërmjetsi Nimic do arrij të zbus qëndrimin e Greqis lidhur me kontestin me emrin.  Ndryshe, Maqedonia si shtet, për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ka aplikuar që në vitin 2004 për të marrë statusin e vendit kandidat një vit më vonë.

Në vitin 2009 BE-ja rekomandoi hapjen e negociatave për anëtarësim, megjithatë për shkak të krizave të shumta dhe ngecjes së reformave, Maqedonia akoma është larg anëtarësimit në BE. (Sanije Duraku, TVM2)