Për ambient të pastërt institucionet dhe shoqatat me gjuhë të përbashkët
Institucionet lokale dhe ato qendrore, sipas Avokatit te Popullit....

Institucionet lokale dhe ato qendrore, sipas Avokatit te Popullit nuk mund te gjejne dot nje gjuhe te perbashket e cila do te kontribuonte ne permiresimin e cilesise se ajrit ne vend me theks ne rajonin e Pollogut.
Zyra e Avokatit të Popullit ka përgatitur hulumtim të posaçëm per te cilin ben thirrje per bashkepunim qe i njejti te impelemntohet me lehte dhe me shpejt.
“Konkretisht jemi në Tetovë, tmerr është mbrojtja e ambientit jetësor në republikën e Maqedonisë. Asgjë nuk janë dukë bërë . Kemi përgatitur një raport gjegjësisht hulumtim të posaçëm për trajtimin e mbeturinave në republikën e Maqedonisë, atë e kemi shtypur por nuk mund të publikojmë për hir të asaj se nuk kemi mjete pasi dikush nuk dëshiron .Besoj se mund të jemi shumë më të zëshëm nëse bashkë me sektorin jo qeveritar ti promovojmë këto vlera” – tha avokati i popullit, Ixhet Memeti.
Nga ana tjeter shoqatat për mbrojtjet të ambientit jane pergjigjur pro fteses se zyres se Ombudsmanit, duke thene se ishte koha e duhur per nje bashkepunim per te cilin shoqatat ambientaliste kane kerkuar qe moti.
“Disa herë kemi kërkuar Avokatin e popullit për ti kërkuar reagimin për çështjen Jugohrom por edhe të plehrave sepse po thyhen drejtat kushtetuese të qytetarëve për mjedis të pastër dhe avokati i popullit nuk e ka pa të rrugës të reagojë sipas kërkesës tonë. Ne më herët kishim kërkuar edhe dorëheqjen e tij dhe kemi kërkuar nga kuvendi të shkarkohet Avokati i Popullit edhe kjo gjë nuk ka ndodhur. Megjithatë nëse Avokati i Popullit konsideron se ka nevojë për bashkëpunim ne jemi të hapur për bashkëpunim me çdo institucion të shtetit pa marrë parasysh se kush udhëheqë me të” – u shpreh Arianit Xhaferi nga EkoGuerilla.
Ambientalistët dhe shoqatat për mbrojtje të mjedisit jetësor shume here kanë ngritur zërin , por i njejti ka hasur në vesh të shurdhër nga institucionet përkatëse. Xhaferi thotë se zëri i shoqatave jo qeveritare gjithmonë ka qenë por ka munguar zëri institucional dhe ai i Avokatit të Popullit dhe te gjithe bashkarisht do te
detyronin qeverinë per te menduar me ndryshe lidhur me kete de drejte jetike per qytetaret e vendit. (Visar Sadiki, TVM2)
