LSDM:Ribalanci shkurton harxhimet e tepërta, të hollat u këthehen qytetarëve

16.07.2017 16:05

Qeveria aktuale e kryesuar nga LSDM dhe partneret e saj....

Qeveria aktuale e kryesuar nga LSDM dhe partneret e saj te koalicionit ndryshe nga qeveria Gruevski,  po deshmon se po punon për interesat e qytetarëve të vendit, deklaroi  nenkryetari  i LSDM-së,  Bllagoj Bovcarski.

Ai tha se në të kaluarën qytetarët jetuan një periudhe të vështirë në pragun e varfërise derisa funksionarë të lartë të VMRO-së paguanin dreka të shtrenjta dhe ekzotike nëpër restorante luksoze.

Sipas LSDM-së kjo u dëshmua edhe me dy ekranet gjigantë të cilët I ka blerë VMRO në vlerë prej 1 milion denarë  të vendosur tash më në fasadat e barokut në qendër të Shkupit.

Në vend që këto mjete të dedikohen interesave të qytetarëve të njetat janë harxhuar për  ti kontribuar  emitimit të shtrenjtë të propagandas së Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së. 

Nënkryetari i LSDM-së Bllagoj Bocvarsi tha se asnjëherë më intereat personale të dikujt  nuk do të jenë mbi interesat  dhe nevojat e qytetarëve ashtu sic veproi VMRO.

“Ribalanci i Buxhetit  i shkurton harxhimet e panevojshme  dhe të hollat këthehen p tek qytetarët. Përmes ribalancit do të sigurohen mjete  për zgjidhje përfundimtare të problemit me punëtorët e nërmarrjeve të falimentuara , mbi 70 mijë qytetarë  nga shtatori do të marrin paga mujore me mesatare më të lartë prej 12 mijë denarësh, do të rriten mjetet për ngritjen e cilësisë dhe standardit të nxënësve me bursa dhe stipendione më të larta, dhe fillon projekti  garanca për të rinjte e cila do tju ofrojë  mundësi për edukim shtesë , punësim apo praktikë të paguar” – tha nënkryetari i LSDM-së, Bllagoj Boçvarski.

 Nenkryetari i LSDM-së  njoftoi se  debati për ribalancin e Buxhetit ne komisionin Ame do te filloje nga e hena dhe brenda 15 diteve duhet te miratohet.

Per kete pike te rendit te dites VMRO- DPMNE ka dorëzuar gjithsej 1000 anmandamente, për të cilat nënkryetari i LSDM-së nuk përjashtoi mundësinë që të pranohet ndonjëri nga amandamentet e opozites. (Fjolla Telai, TVM2)