Agjenda evropiane, Kukan: PE kërkon bashkëpunim mes pushtetit dhe opozitës

16.07.2017 17:08

Parlamenti europian kërkon bashkëpunim mes shumicë dhe opozitës në zbatimin e agjendës për integrim në BE....

Parlamenti europian kërkon bashkëpunim mes shumicë dhe opozitës në zbatimin e agjendës për integrim në BE.

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, eurodeputeti sllovak Eduard Kukan thotë se ato janë çështje të cilat duhet të jenë të rëndësishme për të gjitha palët.

“Në këtë plan duhet të punohet dhe ai duhet të përkrahet edhe nga opozita edhe nga Qeveria. Ne do të vlerësojmë se sa me përgjegjësi sillet opozita", thotë Kukan.

Lidhur me punën e Prokurorisë Speciale Publike, eurodeputeti sllovak, këshillon që të hetohet në mënyrë objektive, të mos bëhen  keqpërdorime politike në këtë çështje, por as të mos anashkalohen përgjimet e paligjshme si të mos ketë ndodhur asgjë.

Në planin e politikës së jashtme, Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian thotë se në PE me interes dhe simpati të madhe ndiqen aktivitetet e Qeverisë së re, në pikëpamje të iniciativave me të cilat ajo paraqitet dhe qëllimet e vendit që të lirohet nga bllokadat dhe problemet me Greqinë dhe Bullgarinë.

"Tani ndërmjetësuesi Nimic vjen dhe thotë se nuk sjell asnjë lloj propozimi. Nuk e di se edhe sa kohë ai do të punojë në këtë vend. Por , do të thosha se në Bruksel dhe në Strasburg me simpati ndiqet se Qeveria e re dëshiron që të ndërmarrë iniciativë” – thekson Kukan, duke shtuar se cmon strategjinë e qeverisë së re në qasjen ndaj kontestit me Greqinë dhe Bullgarinë. 

"Mendoj se kjo është strategjia e duhur, por nevojitet shumë durim dhe të mos dëmtohen interesat individualë. Unë i përshëndes iniciativat e reja me Bullgarinë, por e di se kjo është vlerësuar shumë lart. Në atë marrëveshje e cila duhet të nënshkruhet më 2 gusht ka dy çështje të ndishme, dy çështje shumë të vështira të cilat nuk janë zgjidhur.”- thekson ai. (Shpëtim Nuredini, TVM2)