VMRO akuzon PSP-në, dorë e zgjatur e pushtetit

16.07.2017 18:29

As sot nuk kanë munguar akuzat e pjesetareve te VMRO-DPMNE-se....

As sot nuk kanë munguar akuzat e pjesetareve te VMRO-DPMNE-se ndaj punes se Prokurorise Speciale lidhur me ankesat e dorezuara para gjykates se apelit dhe kerkeses se Speciales per shqiptimin e mases se paraburgimit per funksionare te larte te parties se Gruevskit.  

Orce georgievski  nga VMRO ripërsëriti  sot se Specialja është vetëm dorë e zgjatur e LSDM-së qe ti demtoje funksionarët e VMRO-DPMNE-së.

“Prokuroria Speciale  Publike është prokurori politike  e kontrolluar nga LSDM.  Të gjitha akt akuzat e ngritura nga ana e PSP-së  dhe të gjitha hetimet e bëra  ishin porosi politike për të rrëzuar imazhin dhe rejtingun e VMRO-DPMNE-së dhe udhëheqësisë së saj. Rasti  “Tortura” si dhe rastet e tjera  janë me një qëllim të vetëm , të mundësojnë hapësirë më tepër për fushatë mediatike kundër VMRO-së, e cila gjithmonë pa  u kursyer qëndron në mbrojtje të interesave kombëtare dhe shtetërore” – tha Orce Georgiev nga VMRO-DPMNE.