Anëtarësimi i Kosovës në Interpol, Beogradi fillon lobimin kundër
Beogradi zyrtare ka filluar lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.....

Beogradi zyrtare ka filluar lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Sipas gazetës Blic”, Serbia ka formuar grupin punues, i cili përbëhet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme dhe e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën.
“Vendimi për rendin e ditës merret pak para asamblesë së përgjithshme”, ka thene gazeta ne fjale.
Tema e Asamblesë së Përgjithshme vendoset nga organi ekzekutiv i Interpolit, i cili përbëhet nga një numër më i vogël i vendeve anëtare.
Për anëtarësim në Interpol nevojiten dy të tretat e votave dhe se Serbia ka besim të madh në lobimin e Kinës dhe Rusisë për të mos lejuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol.Interpoli ka gjithsej 186 shtete anetare.
