SPB-Shkup rrit sigurinë në komunikacion, kontroll i shtuar ndaj motoçiklistëve

16.07.2017 19:47

Sektori i puneve te brendeshme ne Shkup.....

Sektori i puneve te brendeshme ne Shkup ka filluar me realizimin e planit të veçantë për rritjen e sigurisë në komunikacion në zonën e kryeqytetit, nëpërmjet të kontrolleve të shtuara intensive, me fokus të veçantë ndaj vozitësve më të rinj, por edhe të vozitësve të motoçikletave.

Sipas  Sektorit për Parandalim, ne MPB   me masat e reja operative në fushën e komunikacionit pritet që të parandalohet vozitja e shpejtë, sidomos të motoçikletave, të cilat njëkohësisht edhe e prishin rendin dhe qetësinë publike me zhurmën që krijojnë. 

Kjo dukuri e vozitjes së shpejtë, tani në verë është e pranishme më shumë në orët e vona duke e njëjta shpien në rritje të numrit të ndeshjeve. 

SPB Shkup është e gatshme që ta eliminojë të ashtuquajturën “gara shpejtësie në të zezë” me automjete në të cilën, vozitësit e pandërgjegjshëm e rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të personave tjerë në komunikacion.