Familja Metiu nga Nerova e Krushevës, tel. 075/766-489
Të ardhurat e ulta nuk e ndalojnë dot familjen 9 antarëshe Metiu....

Të ardhurat e ulta nuk e ndalojnë dot familjen 9 antarëshe Metiu nga fshati Nerovë i Krushevës të merret me kultivimin e duhanit.
Sipas tyre ky është burim i vetëm ekzistencial për të mbajtur gjallë shpirtin e familjes.
Zgjohen në ora 3 dhe në munges të mjetit transportues shkojnë në fushë në këmbë e cila është gjysëm ore larg, mbledhin duhan për 4 orë me rradhë, pasi ngarkojnë gomarin me thasët e mbledhur, pjesën tjetër e ngarkojnë në shpinën e tyre, kthehen sërish në këmbë në shtëpi dhe më e keqja është se kur mbërrinë i pret sofër jo e bollshme.
“Shkojmë në këmbë, bëjmë gjysëm orë rrugë, cdo ditë e bëjmë këtë punë, i sjellin në shtëpi me thasë” – tha Azbije Metiu.
“Kur vim ham speca, ndonjëherë petë na bën, ne punojmë në fushë 3-4 orë, lodhemi pasi kthehemi në këmbë” – u shpreh Luljeta Metiu.
Shabani djali më i madh thotë se ata si banorë dhe si shqiptarë që jetojnë në fshatrat e komunës së Krushevës ndjehen të haruar nga të gjithë. Jemi të diskriminuar dhe të lënë pas dorë thotë ai. Kam kërkuar punë gjithë andej por ajo që më është ofruar është vetëm barri, rruaj bagëtin vijon.
Kjo familje jeton në një shtëpi të rrënuar dhe pa energji elektrike. Në kushte tepër të rrënda dhe nën një kulm ku u rrezikohet jeta çdo sekond.
“Shtëpija nuk bën është gati për të ra, muret janë rrënuar, nuk bën asgjë, nuk na bën shtëpia” – deklaroi Shaban Metiu. (Rina Turkeshi, TVM2)
