Deari dhe Jotovski, në gjysëmfinalen e Sharm El Sheik
Shëndrit Deari dhe Tomisllav Jotovski janë në rrugë të mirë që të përsërisin suksesin e javës së kaluar, me ç`rast në turneun “Future” në Sharm El Sheik të Egjiptit u plasuan në finale për dyshe.......

Shëndrit Deari dhe Tomisllav Jotovski janë në rrugë të mirë që të përsërisin suksesin e javës së kaluar, me ç`rast në turneun “Future” në Sharm El Sheik të Egjiptit u plasuan në finale për dyshe.
Fillimisht dyshja nga Maqedonia mundën dyshen nga Egjipti dhe Greqia, Hosam/Kalovelonis me 2-0 në sete, 7-6 dhe 6-0, ndërsa me të njëjtin rezultat në çerekfinale ishin më të mirë se dyshja zvicerano-franceze Breting/Eishen dhe u plasuan në gjysmëfinale.
Ndërkohë deri te plasmani në finale Dearin dhe Jotovskin i ndanë edhe një përballje, ajo ndërmjet dyshes nga Egjipti dhe Siria, Maamuon dhe Tavell, të cilët janë edhe bartësit e parë të këtij turneu.
