Përmbytjet e frikshme në Kinë, të paktën 18 persona kanë vdekur
17.07.2017 10:08
Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe 18 të tjerë rezultojnë të zhdukur...

Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe 18 të tjerë rezultojnë të zhdukur nga përmbytjet në qytetin kinez, Jilin, në verilindje të vendit.
Sipas autoriteteve kineze, shirat e rrëmbyeshëm që goditën rajonin kanë çuar në evakuimin e rreth 110 mijë personave.
Një skuadër kërkim- shpëtimi, e përbërë nga 32,300 persona, është vendosur në qytet për të hequr llumin dhe mbeturinat, riparimin e urave dhe rikthimin në familje të rrjeteve të telekomunikacionit dhe energjisë elektrike.
Përmbytjet në qytetin Jilin kanë nisur që prej javës së kaluar.
