Botë

Shpërtheu një rezervuar nafte në Nigerinë Juglindore

17.07.2017 10:39

Të paktën nëntë persona humbën jetën, ndërsa 10 janë lënduar rëndë pasi shpërtheu një rezervuar gazi...

Të paktën nëntë persona humbën jetën, ndërsa 10 janë lënduar rëndë pasi shpërtheu një rezervuar gazi në kompleksin për derivate në Nigerinë Juglindore.

Ende është e panjohur arsyeja e shpërthimit në objektin e Kompanisë nigeriane "Linc Oil and Gas", kompani në Kalabar.

Shpërthimet e gazit në Nigeri, prodhuesi më i madh afrikan i naftës, janë të shpeshta sepse derivati transportohet nëpër rrugë të këqija dhe me kamionë të vjetër.

Aksidentet ndodhin edhe për shkak se grabitësit i dëmtojnë gazsjellësit.