Në Bruksel takim Koxias -Nimic
Ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Koxias sot në Bruksel do të takohet me mediatorin Methju Nimic....

Ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Koxias sot në Bruksel do të takohet me mediatorin Methju Nimic.
"Qëllimi i takimit, i cili pason pas vizitë së Nimicit në Maqedoni në fillim të korrikut, ësht që të diskutojë për gjetjen e mundësisë për përparim në negociatat për kontestin për emrin", deklaroi Stefan Duzharik, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të KB-së.
Koxias në intervistë para disa ditëve për televizionin grek Antena nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se cilat janë vijat e kuqe të Qeverisë greke në kontestin për emrin.
"Të hënën do të shkoj në negociata dhe do të jetë gabim i madh nga ana ime që të dal në një paraqitje publike disa ditë paraprakisht", tha atëherë shefi i diplomacisë greke.
Përndryshe Koxias sot në Bruksel merr pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian.
