NBA

San Antonio mundi Majamin

06.06.2014 17:34

San Antonio Spurs i udhëhequr nga qendra Tim Duncan, mposhti Miami Heat me rezultat 110:95 në ndeshjen e parë finale në NBA...........

San Antonio Spurs ka dalë fitues i përballjes së parë finale të NBA kundër Miami Heat duke triumfuar me rezultat 110-95.

Spursat u treguan shumë efikas në çerekun e fundit, e sidomos Danny Green, i cili në këtë periudhë shënoi 11 pikë. Në këtë çerek, San Antonio shënoi gjashtë treshe, tri nga të cilat mbajnë firmën e Green, vetëm në gjashtë minutat e fundit.

LeBron James shënoi 25 pikë në këtë sfidë, mirëpo në çerekun e fundit zhvilloi vetëm pesë minuta, për shkak të lëndimit. Kur u largua ai nga loja, rezultati ishte 94-92 për Miamin.

Tim Duncan ishte kryesori i Spursave me 21 pikë, 19 i shënoi Tony Parker.

Një problem elektrik dëmtoi kondicionimin e ajrit në AT&T Center duke shkaktuar kushte jo të mira për lojtarët dhe tifozët.