Sot vendoset fati i gjendja së jashtëzakonshme në Turqi
17.07.2017 14:52
Parlamenti i Turqisë sot do të vendos nëse do të zgjatë...

Parlamenti i Turqisë sot do të vendos nëse do të zgjatë gjendjen e tanishme të jashtëzakonshme në Turqi edhe për tre muaj të tjerë.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministri, Binali Yıldırım, kishin sinjalizuar në fjalimet e tyre më parë se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjatet.
Vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme pritet të hyjë në fuqi që nga e mërkura. Partia opozitare Lëvizja Nacionaliste pritet të mbështesë masën në Asamblenë e Përgjithshme. Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme më 20 korrik të vitit 2016, pas tentativës për grusht-shteti më 15 korrik të atij viti.
