Maqedoni

BE-ja vendosi sankisone për 16 sirianë për shkak të sulmeve kimike

17.07.2017 15:19

Bashkimi Evropian sot do të vendosë sanksione për 16 shkencëtarë dhe ushtarë sirianë...

Bashkimi Evropian sot do të vendosë sanksione për 16 shkencëtarë dhe ushtarë sirianë, për të cilët konsiderohet se janë përzier në kryerjen e sulmeve me armë kimike ndaj popullatës civile në Siri, njoftoi ministri britanik i Punëve të Jashtme Boris Xhonson. 
 
Ai para fillimit të mbledhjes së Këshillit të ministrave të Punëve të Jashtme nga BE-ja, citoi se 16-të sirianëve do t'i vendosen ndalesa për udhëtime, si dhe bllokime të pasurive të tyre. 
 
Xhonson theksoi se "kjo e tregon vendosmërinë e Britanisë së Madhe dhe miqve të  tjerë të Evropës" për  kundër-masa  për sulmet kimike në Siri. 
 
BE-ja tashmë ka vendosur ndalesa për udhëtime dhe bllokime të pasurive për 240 persona fizikë dhe 67 persona juridikë nga Siria.