Maqedoni

Projekti i qeverisë, ekspertë të huaj ndihmojnë kompanitë vendore

17.07.2017 15:50

Ekspertë të huaj do t’i mësojnë biznesmenët vendorë të implementojnë teknologji dhe standarde...

Ekspertë të huaj do t’i mësojnë biznesmenët vendorë të implementojnë teknologji dhe standarde të reja të punës dhe suksesshëm të menaxhojnë me kompanitë e tyre.
 
Qeveria përmes implementimit të projektit “Ekspertë të huaj për kompanitë vendore”, ka për qëllim kompanitë të përfitojnë eksperiencë të huaj për të qenë në të ardhmen më inovativë, konkurrentë dhe profitabilë në vend. Thirrja e tretë publike është e hapur deri më 29 korrik të këtij viti.
 
“Qëllimi i këtij projekti është që të përcillet me sukses përvoja e ekspertëve të huaj në kompanitë vendore për të ngritur vetëdijen për implementimin e teknologjive dhe standardeve të reja të punës në kompanitë maqedonase dhe të përforcohet bashkëpunimi mes kompanive vendase me ato të huaja në të ardhmen”,- u shpreh zëvendëskryeministri, Koço Angjushev.
 
Kompanitë e vogla dhe të mesme mund të paraqiten në thirrjen publike me këto kushte. Nëse ata punojnë së paku 2 vjet, kanë së paku 10 ose më së shumti 250 të punësuar dhe posedojnë 51% kapital vendor.
 
Është paraparë në të shumtën e rasteve që ekspertë të njohur zviceranë të ndihmojnë kompanitë tona.
 
Ambasadorja e Zvicrës në Shkup, Sibel Suter Tejada, tha se kjo është mundësi e mirë e cila nuk duhet humbur nëse kompanitë vendore dëshirojnë të barazohen me të huajat. 
 
“Jam e bindur se ndihma jonë për kompanitë e maqedonase përmes sigurimit të ekspertëve të njohur zviceranë është një ndër ndihmat më të mëdha që mund t’ua ofrojmë kompanive”,- tha ambasadorja e Zvicrës në Shkup, Sibel Suter Tejada.
 
Projekti në fjalë edhe njëherë u prezantua para përfaqësuesve të odave ekonomike të Maqedonisë dhe të sektorit të biznesit. Nga dy shpalljet e deritanishme këtë ndihmë e kanë shfrytëzuar gjithsej 96 kompani.
 
Përndryshe, në të kaluarën Zvicra ka pasur edhe 12 misione tjera të ekspertëve të tyre që kishin të bëjnë me rritjen e punësimeve në treg.  
 
REXHEP QAMILI