Ivan Rakitiç përforcon mesfushen Barcelonës
Barcelona ka arritur përfundimisht një marrëveshje me Seviljan për transferimin e mesfushorit Ivan Rakitic në “Camp Nou” për shumën e 15 milionë eurove.........

Barcelona ka arritur përfundimisht një marrëveshje me Seviljan për transferimin e mesfushorit Ivan Rakitic në “Camp Nou” për shumën e 15 milionë eurove. Ylli kroat ka nënshkruar kontratë me gjigandin katalanas deri në vitin 2019.
Me kete katalanet kane siguruar një përforcim të madh dhe shumë të rëndësishëm në repartin e mesfushës. Për Rakitiç u përfol para disa ditësh se kishte arritur një akord me Real Madridin, por Barcelona si duket është treguar më e shpejtë.
Mesfushori korat u shpall dhe si futbollisti më i mirë i finales së Europa League të fituar nga Sevilla përballë Benfikës, dhe ishte një zbulim absolut i sezonit të fundit në La Ligën spanjolle.
