Maqedoni

SHVL – UÇK i drejtohet qeverisë lidhur me çështjen e dygjuhësisë

17.07.2017 16:45

Shoqata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së, përmes një kumtese i drejtohet qeverisë së re lidhur me çështjen e dygjuhësisë...

Në kumtesë thuhet se në mandatin e parë 2002 – 2006, duke u bazuar në Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën e re, është bërë nisma e proceseve integruese të drejtësisë, barazisë, dygjuhësisë, zhvillimit dhe strategjisë.

“Kjo ishte një përpjekje e përbashkët për t’u realizuar qëllimet e dy popujve dhe të tjerëve. Por, në gjysmën e dekadës së parë të këtij shekulli filloi e kundërta. Tani kur të gjithë presin një avancim të të gjitha proceseve, veçmas të gjuhësisë, bashkëjetesës, po ndodhë e  kundërta. Ne këtë kohë vendimtare kur duhet me forcë shtytëse për t’u kurorëzuar të gjitha çështjet, disa individë po përdorin metoda djallëzore, lojëra të rrezikshme, nënçmime dhe kanosje. Këta individë duhet të vetëdijesohen, sepse përgjegjësia bie mbi të gjithë ata që i zgjedh populli dhe udhëheqësitë politike”,- thuhet në kumtesën e SHVL- UÇK -së.