Maqedoni
VMRO akuzon PPS-në: krerët e partisë nuk do të arratisen nga vendi
17.07.2017 17:12
VMRO-DPMNE e akuzon Prokurorinë Speciale për ankesat në Gjykatën e Apelit...

Sipas tyre, kërkesa për paraburgim për udhëheqësinë e VMRO-DPMNE–së e dërguar për apel, është fyerje dhe presion ndaj gjykatës që të mos i përmbys vendimet e padrejta për marrjen e pasaportës të të akuzuarve.
Kjo prokurori, sipas VMRO–së, vepron me motive politike, kurse pretendon se krerët e partisë nuk e kanë në plan të arratisën dhe duhet t’u kthehet pasaporta.
“Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së nuk e ka ndërmend të arratiset, për shkak se nuk ka kryer asnjë krim dhe gjithmonë ka punuar sipas kushtetutës dhe ligjit. Udhëheqësit e partisë janë njerëz me dinjitet dhe integritet, të cilët shijojnë reputacion të madh si në Maqedoni ashtu edhe jashtë, të njëjtët për shkak të funksionit të tyre në parti shpesh herë janë në udhëtime, nga fillimi i procedurave kundër tyre deri më tani ata kanë qenë disa herë jashtë vendit dhe nëse do të donin të arratiseshin do e kishin bërë shumë herë deri tani”,- deklaroi Orce Gjeorgjievski nga VMRO-DPMNE.
