Maqedoni
Takimi Koxias - Nimic në Bruksel, asnjë propozim i ri për zgjidhjen e emrit
17.07.2017 18:47
Asnjë propozim i ri për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë nuk doli nga takimi i realizuar...

Asnjë propozim i ri për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë nuk doli nga takimi i realizuar mes të dërguarit të posaçëm të OKB-së në negociatat e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë, Metju Nimic dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kocias.
Në takimin që u mbajt me dyer të mbyllura për mediat nuk është biseduar për ndonjë zgjidhje konkrete sa i përket kontestit të emrit, por vetëm për gjetjen e zgjidhjeve që do të çojnë në intensifikimin e procesit të bisedimeve.
Ndryshe, në Bruksel qëndron edhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, i cili ka marrë pjesë në brifingun e Qendrës Evropiane Politike me temë “Qeveria e re e Maqedonisë, planet për qasje në Bashkimin Evropian”.
Ndërsa nesër do të mbahet mbledhja e trembëdhjetë e Këshillit për Stabilizim dhe Asociim, me të cilin do të udhëheq ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ndërkaq do të bashkëkryesojë përfaqësuesja e lartë dhe nënkryetarja e Komisionit Evropian, Frederika Mogerini.
SANIJE DURAKU
