Botë
Të paktën 30 të vdekur nga zjarri në një pus nafte
17.07.2017 18:25
Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë hospitalizuar si pasojë e zjarrit...

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë hospitalizuar si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer pas një sulmi në një pus nafte në shtetin Cross River në juglindje të Nigerisë, njoftojnë mediat e vendit.
Hafiz Inuwa, zyrtar i policisë, ka thënë për mediat se ende nuk dihet identiteti i personave që kanë organizuar sulmin në pusin e naftës në qytetin Calabar.
Inuwa njoftoi se kanë nisur hetim lidhur me incidentin.
Nga ana tjetër, një grup me emrin “Hakmarrësit e Deltës së Nigerit” kohë pas kohe organizon sulme në linjat e naftësjellësit në rajon e deltës së pasur me naftë.
