Botë

Kosovë, ende nuk ka një datë për konstituimin e Kuvendit

17.07.2017 19:51

Këshilltari politik i presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj, ka thënë se ende nuk është vendosur për seancën konstituive...

Këshilltari politik i presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj, ka thënë se ende nuk është vendosur për seancën konstituive, por nuk ka dhënë arsye për vonesën.

Mungesa e numrave të koalicionit PDK-AAK-Nisma për të krijuar Qeverinë thuhet se është duke e vonuar thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit nga presidenti Thaçi.

Edhe pse deklarativisht thonë të kenë arritur marrëveshje individuale me disa deputetë nga partitë shqiptare, zyrtarë të PAN-it nuk kanë treguar nëse i kanë bërë së paku 61 vota për të votuar qeverinë, shkruan “Koha Ditore”.

Sipas tyre, kjo do të dëshmohet vetëm ditën e seancës. Deri më tani kanë munguar edhe veprimet e administratës së Kuvendit për përgatitjen e seancës plenare, e cila është përgjegjësi e legjislaturës së fundit.

Ramush Haradinajt, i nominuar për kryeministër, nuk i ka mjaftuar më shumë se një javë kohë për të gjetur partnerë në bashkëqeverisje.

Pas refuzimit që i bëri Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Haradinaj është në kërkim të votave nga deputetët individualë të këtyre partive