Botë

Të paktën nëntë persona humbin jetën nga moti i lig në Arizonë

17.07.2017 21:04

Ndërprerja në furnizimin me energji elektrike, rrugë të përmbytura dhe fluturime të anuluara...

Ndërprerja në furnizimin me energji elektrike, rrugë të përmbytura dhe fluturime të anuluara, janë pasojat e stuhive të fuqishme që e goditën kryeqytetin e shtetin federal amerikan Arizonë, Feniks.
 
Të paktën nëntë persona, pesë fëmijë dhe katër të rritur jetën e kanë humbur në reshjet e rrëmbyeshme që e përfshinë parkun nacional Tonto në Arizonë, ndërsa një djalosh 13-vjeçar rezulton si i zhdukur. Katër persona të tjerë janë shpëtuar.
 
Për shkak të motit të lig, mbrëmë rreth 6.000 shtëpi mbetën pa energji elektrike, ndërsa për shkak të ujit të ardhur pjesë të autostradave në Arizonë u mbyllën për qarkullim. Aeroplanët të cilët duhej të aterojnë në aeroportin ndërkombëtar në Feniks u riorientuan për në Mejs, Tuson dhe Las Vegas.
 
Sipas meteorologëve edhe sot priten stuhi të reja./mia