Kuvend, vazhdon debati për ribalancin e buxhetit

18.07.2017 10:23

Debati për Ribalancin e Buxhetit për vitin 2017 vazhdon sot në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet....

Debati për Ribalancin e Buxhetit për vitin 2017 vazhdon sot në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski dje elaboroi se qëllimi i ribalancit të propozuar është ulja e shpenzimeve joproduktive dhe sigurimi i hapësirës për realizimin e politikave të Qeverisë së re.

Të ardhurat e përgjithshme në gjashtë muajt e parë janë 86,4 miliardë denarë që paraqet 46 për qind në raport me të planifikuarat, ndërsa të dalurat janë 94,6 miliardë denarë.Ministri theksoi se në anën e shpenzimeve ulje serioze ka tek shpenzimet për mallra dhe shërbime të cilët janë shkurtuar për 2 miliardë denarë në krahasim me projeksionin inicues.Ai lidhur me detyrimet e ndërmarra, ndërsa të papaguara nga pushteti paraprak informoi se deri në fund të javës Ministria e Financave do t'i publikojë dhe se për momentin po dakordon projekt me Bankën Botërore për "pastrim" të detyrimeve të këtilla. Rritja e ekonomisë me ribalancin është rishqyrtuar në 2,2 për qind për sivjet, ndërsa deficiti buxhetor është projektuar në 2,9 për qind nga BPV-ja. Për ribalancin e propozuar shumica në debat dha mbështetje, ndërsa deputetët e opozitës konsiderojnë se ai nuk është reformues dhe se po shkurtohen mjete nga investime kapitale për llogari të punësimeve partiake. Debati për ribalancin në Komision sipas Rregullores zgjat 15 ditë.