Moti i keq kaplon Greqinë, një person i vdekur

18.07.2017 10:50

Moti i keq ka shkaktuar kaos ne disa rajone te Greqise....

Moti i keq ka shkaktuar kaos ne disa rajone te Greqise, madje ka marre edhe jete njerezish. Raportohet per nje person te vdekur nga vetëtima, ndërsa një alpinist nga Rumania është zhdukur në malin Olimp, ku temperatura ka rënë deri në zero, dhjetëra automobila të përmbytur, dyqane, apartamente përdhese dhe rrugë në Halkidiki. Moti i keq dhe rrebeshi nga shiu ka shkaktuar edhe daljen e lumenjve nga shtrati i tyre,  në pjesën perëndimore të vendit.

Në pushimoren Porto Karas për shkak të prurjeve të ujërave, autoritetet i kanë evakuuar turistët nga kampingu i atjeshëm.

Reshjet e rëna vërshuese kanë shkatërruar rrugë dhe infrastrukturë, ndërsa në vende të caktuara kanë shkaktuar edhe rrëshqitje të dheut. Sinoptikët grekë për sot presin përmirësim të kushteve të motit.