SHBA-të i kanosen me sanksione të fuqishme ekonomike Venezuelës

18.07.2017 11:35

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp dërgoi kanosje deri te Venezuela....

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp dërgoi kanosje deri te Venezuela se do t'i vendosë sanksione të shpejta dhe të fuqishme ekonomike, në qoftë se presidenti i saj Nikollas Maduro e përmbush qëllimin që të konvokojë kuvend themelues me qëllim që të ndryshohet Kushtetuta.

Më vonë, departamenti i Shtetit i SHBA-së u bëri thirrje qeverive nga të gjithë vendet në botë që ta bindin Qeverinë e Venezuelës që të heq dorë nga projekti për kuvend themelues.Opozita venezuelase mbrëmë e filloi "ofensivën përfundimtare" me qëllim që ta pengojë projektin për ndryshim të kushtetutës dhe dërgoi thirrje për grevë të përbashkët 24-orëshe të enjten.

Të dhënat e opozitës venezuelase, tregojnë se 7,6 milionë venezuelas kanë votuar të dielën në referendumi, që u organizua pa pajtueshmëri nga autoritetet, ndërsa 98,3 për qind e kanë hedhur poshtë projektin e presidentit.Projekti i Maduros përbëhet nga 545 anëtarë, të cilët duhet të votohen më 30 korrik.