MPB

Edhe 7 padi penale për pjesëmarrësit në Gj.Petrov

06.06.2014 18:20

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur padi penale edhe ndaj 7 personave, si pjesëmarrës në protestat e 19 dhe 20 majit në lagjen Gjorçe Petrov………..

Ministria e Punëve të Brendshme  ka ngritur padi penale edhe ndaj 7 personave, si pjesëmarrës në protestat e 19 dhe 20 majit në lagjen Gjorçe Petrov.

Prokuroria Publike, me këtë rast ka ngritur padi ndaj të rinjve A.V. (24),  A.I.(53),  F.S, (21), M.G.(18),  M.Z. (17),  P.J,(16)  dhe  S.T.(16) vjeç, të gjithë nga Shkupi, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer veprën penale, "Pjesëmarrje në turmë me qëllim të kryerjes së veprave penale", ndërsa të akuzuarit A.V dhe P.J,  kanë kryer edhe një vepër tjetër penale, “vjedhje të rëndë”. 

Nga policia thonë se protesta e të rinjve maqedonas ishte e nxitur si revoltë ndaj vrasjes së Angel Petkovskit, por që mori hov akoma më të madh, për shkak të mllefit që kanë shkaktuar më herët nga banorët e fshatrave përreth.

Ndryshe, si rezultat i revoltës së të rinjve maqedonas, u shkatërruan disa objekte afariste shqiptare si dhe u sulmuan me gurë edhe autobusë urbanë.