VMRO-DPMNE: PPS është instrument i LSD-së
PPS është instrument për trysni ndaj VMRO-DPMNE-së.....

PPS është instrument për trysni ndaj VMRO-DPMNE-së, sipas nevojave të LSD-së. Të gjitha rastet dhe akuzat janë politikisht të motivuara, pa dëshmi dhe tërësisht të paargumentuara, thonë nga VMRO-DPMNE.
Rasti “Transporter” është dëshmi për këtë, sepse nuk është e vërtetë që komuna e Manastirit ka paguar transportin më të shtrenjtë në botë për transportin e nxënësve.
“PPS bënte sensacion me atë se transporti publik në Manastir është më i shtrenjtë se në Tokio, që paraqet manipulim të rëndë me faktet dhe mashtrim i vetëdijshëm i qytetarëve. Nëse PPS dëshironte të hulumtojë krim të vërtetë me transportin e nxënësve mundej ta bënte këtë në Strumicë, ku transporti është dyfish më i shtrenjtë se në Manastir”,- tha Darko Kostovski nga VMRO.
Vendimet e Gjykatës së Apelit, me të cilat nuk u kthyen pasaportat personave të cilat janë përndjekur politikisht, nuk korrespondojnë me realitetin, thonë nga VMRO-DPMNE. Rrezik real për ikje nuk ka dhe gjykata nuk duhet t’i nënshtrohet presionit politik nga LSD apo kërkesave të pabaza nga PSP.
“Justifikimet e fundit të PPS-së për marrjen e pasaportave janë absurde. Edhe juristët e vitit të dytë në fakultet do të kuptojnë se bëhet fjalë për tendencë në veprim dhe jo për nevojë reale të hetimit. Udhëheqësia e VMRO–së janë persona që gëzojnë autoritet te qytetarët dhe nëse dëshirojnë të ikin këtë kanë mundur ta bëjnë shumë herë”,- u shpreh Orce Gjeorgjievski nga VMRO.
Sipas Gjorgjievskit, VMRO-DPMNE beson në organet e jurispodencës dhe çdoherë do të ketë qasje para të njëjtave. Gjykata duhet të vendos sipas normave dhe jo të kyçet në lojëra politike. (Flutura Latifi, TVM2)
