Maqedoni

Ministria e Mbrojtjes dëmshpërblen punonjësit e saj që pësuan nga vërshimet

18.07.2017 17:06

Ministria e Mbrojtjes i ka paguar mjetet për kompensimin e punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes...

Ministria e Mbrojtjes i ka paguar mjetet për kompensimin e punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët ishin të prekur në përmbytjet e fundit në rajonin e Shkupit.
 
Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Mbrojtjes, Dragan Nikoliç, tha se në analizën aktuale të Ministrisë së Mbrojtjes, ndër të tjera, është gjetur edhe shkelje e Ligjit për shërbimin ushtarak në përgjegjësinë e punonjësve të Ministrisë dhe Armatës në rast të fatkeqësive natyrore.
 
Sipas tij, bëhet fjalë për të punësuar në ushtri dhe MM, të cilat ishin dëmtuar nga përmbytjet e vitit të kaluar në gusht të vitit 2016 dhe në bazë të Ligjit për Shërbim Ushtarak, nenit 188 dhe Marrëveshjes Kolektive, Neni 91, duhet të paguhet kompensim në të holla rreth 22.000 denarë, por mjetet nuk u ishin ndarë të dëmtuarve.
 
“Me kërkesë të punonjësve të dëmtuar, në MM dhe ARM-së janë bërë zgjidhje për pagimin e këtyre kërkesave qysh në shtator të vitit 2016, por ata nuk janë paguar, pavarësisht asaj se ndihma financiare të dëmtuarve u është nevojitur menjëherë, në ditët e para pas fatkeqësisë, përkatësisht pas përmbytjeve”,- u shpreh sekretari i Shtetit i Ministrisë së Mbrojtjes, Dragan Nikoliç.
 
Nikoliç gjithashtu tha se “në Ministrinë e Mbrojtjes kemi bërë një rishikim të të gjitha vendimeve për pagesën e këtyre pretendimeve, kemi vërtetuar të drejtën e punonjësve për këto mjete dhe unë mund të njoftoj se që nga dita e sotme mjetet janë në llogaritë e tyre, të cilat janë siguruar nga buxheti i MM-së dhe i kemi kompensuar dëmet e të punësuarve në përputhje me legjislacionin".
 
BESIM ABDULLAI