Shqiptarët nuk kursejnë për luks
Megjithatë, pavarësisht nga rrethanat ekonomike, shqiptarët dinë të bëjnë jetë luksi, shprehet bankieri Ibrahim Zendeli……

Kur bëhet fjalë për kafe, duhan apo veshje, shqiptarët nuk kursehen fare. Në bazë të të dhënave statistikore, mesatarisht një familje shpenzon rreth 500 euro në vit për kafe dhe duhan, por si për çudi ata janë më dorështrënguar sa i përket shpenzimeve në arsim dhe shëndetësi.
Megjithatë, pavarësisht nga rrethanat ekonomike, shqiptarët dinë të bëjnë jetë luksi, shprehet bankieri Ibrahim Zendeli.
“Gjithsesi vijnë njerëz për të pirë kafe, ka shumë njerëz, jam i mendimit se kafen nuk e lënë shqiptarët, pamarrë parasysh si jeton, në varfëri apo në luks”, deklaroi banakieri Ibrahim Zendeli.
Mendimet e të anketuarve nga TVM-2 janë të ndryshme.
“Në ditë shpenzoj rreth 200 apo 300 denarë dhe mendoj se është normale”, tha një qytetar.
“Kafen e mëngjesit e pijë jashtë shtëpisë, mendoj se jetojmë një jetë normale, as shumë luks, as shumë të varfër, por ndoshta 100 euro në muaj mund të shpenzoj”, u shpreh një qytetar tjetër.
“ Secili sipas kushteve të veta mundet të pijë kafe, por nuk kam bërë llogari sa mund të harxhoj në muaj për kafe”, theksoi një qytetar.
Pas ushqimit, alkooli dhe duhani konsumohen me të madhe. Njësoj si këto që mund të konsiderohet edhe luks, është edhe veshmbathja. Për këtë kategori, një familje shqiptare nga buxheti i saj i varfër i ndan nga 310 euro për një vit.
Kjo flet se familjet shqiptare gjithnjë e më shumë po shpenzojnë për veshmbathje dhe transport, si dhe kënaqësinë e kafes, madje, familjet urbane dhe me arsim të lartë gjithnjë e më shumë rrisin buxhetin e tyre për rekreacion, hotele dhe restorante. (Hamide Ibraimi, TVM2)
