Maqedoni
Gjykata e Apelit vendosi paraburgim për Grujovskin, Jakimovskin dhe Boshkovskin
18.07.2017 18:31
Gjykata e Apelit ka caktuar masën e paraburgimit për tre punonjës të Ministrisë së Brendshme...

Gjykata e Apelit pas seancës së djeshme publike, sot vendosi t’i caktojë paraburgim Goran Grujovskit, Toni Jakimovskit dhe Nikolla Boshkovskit, të gjithë punonjës në Ministrisë e Brendshme dhe të akuzuar në rastin e “Target” dhe “Fortesa” të PPS-së.
Kurse ish-kreu i policisë sekrete, Sasho Mijallkov, vazhdon të mbetet pa pasaportë.
Me këtë vendim Gjykata e Apelit konfirmoi vetëm vendimin e mëparshëm të Gjykatës Penale. Apeli nuk mori asnjë masë për koordinatorin e grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimin, ky i fundit akuzohet në rastin “Titanik”.
