Botë

Vlorë, pas tragjedisë ku humbën jetën 3 të rinj nga Tetova, policia patrullon plazhin

18.07.2017 19:08

Dy ditë pas tragjedisë në plazhin e Portonovos në Vlorë, ku humbën jetën tre të rinj, policia ka filluar patrullimin...

Ngjarja tronditëse që i mori jetën 27 vjeçares, Manuela Maraj, 25 vjeçares, Xhoana Cani, dhe 24 vjeçarit, Beniamin Ferati, nga Tetova e Maqedonisë, sipas familjarëve nuk do të kishte ndodhur nëse plazhi do të kishte roje bregdetare.
 
Ata i kërkojnë ndjesë familjes së të riut nga Tetova, i cili humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar dy të rejat. 
 
Përveç mungesës së rojeve bregdetare dhe patrullimeve të policisë, në zonë nuk ka asnjë tabelë që paralajmëron për rryma të forta detare.
 
Autoritetet thonë se ky plazh nuk është i miratuar nga Ministria e Turizmit. 
 
Bilanci i deritanishëm i kësaj vere në Vlorë është 6 viktima të mbytura në det.
 
LULJETA NDOKA