Përleshje të dhunshme në parlamentin tajvanez
Një debati i nxehtë për derdhjen e miliarda dollarëve për infrastrukturën ka shkaktuar përleshje dhe dhunë në Parlamentin e Tajvanit...

Anëtarët e partisë në pushtet, Partia Progresive Demokratike (DPP), dhe deputetët e partisë opozitare nacionaliste hodhën shishe uji dhe u përleshën fizikisht midis tyre.
Programi i Zhvillimit të Infrastrukturës i mbështetur nga DPP-ja u miratua këtë muaj dhe synon të nxisë kërkesën e brendshme dhe të ribalancojë ekonominë e ishullit nga mbështetja e tij tek eksportet.
Plani prej 12.6 miliardë dollarësh është vetëm gjysma e madhësisë së planit të përgjithshëm të shpallur nga qeveria në muajin mars. Ligjbërësit e opozitës kishin kritikuar planin origjinal duke shkuar përtej kufirit afatgjatë të presidentes së Tajvanit, Tsai Ing-wen, dhe partisë së saj.
Mosmarrëveshjet shpërthyen nga mënyra se si duhet të ndahen fondet.
Ligjvënësit e Tajvanit janë shumë të rrëmujshëm dhe të njohur për grindjet e vazhdueshme të tyre, kur përfshihet hedhja e mikrofonave apo e shisheve të ujit.
