Botë

Arrestohet presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit

18.07.2017 21:47

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit dhe djali i tij janë arrestuar, në kuadër të disa hetimeve për korrupsion, bëri të ditur policia në Spanjë...

Angel Maria Villar është arrestuar nën dyshimet për përvetësim të fondeve, raportuan agjencitë e lajmeve El Pais dhe Efe.
 
Villar, ish-futbollist ndërkombëtar, është president i Federatës Spanjolle qysh në vitin 1988.
 
Djali i tij Gorka është në mesin e disa njerëzve të tjerë të arrestuar gjatë basitsjeve, të martën.
 
Gjykata e Lartë e Spanjës i tha agjencisë Reuters se prokurorët e saj anti-korrupsion janë duke i udhëhequr hetimet.
 
Villar ka shërbyer si ushtrues i detyrës së presidentit të Federatës Evropiane të Futbollit, UEFA, derisa shefi i saj, Michel Platini, ka qenë nën hetime.
 
Ai e ka humbur presidencën në zgjedhjet e vitit të kaluar./evropaelire