Investimi në sektorin e ujërave, i domosdoshëm

19.07.2017 13:26

1 miliard e 300 mijë euro është shuma e nevojshme që i duhet Maqedonisë....

1 miliard e 300 mijë euro është shuma e nevojshme që i duhet Maqedonisë për të investuar seriozisht në sektorin e ujërave të pijshëm dhe të ujërave të zeza gjatë 25 viteve të ardhshme.

Ministria e  Ekologjisë i qaset seriozisht përpjekjeve për tërheqjen e mjeteve evropiane për investime në sektorin e ujërave në vend, duke përgatitur kështu dhe analizë të mirëfilltë për zhvillim kombëtar të ujërave dhe për harmonizimin e ligjeve ekzistuese me ato të BE-së.

“Këto mjete në masë të madhe janë kryesisht të nevojshme për ndërtimin e infrastrukturës, grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza urbane, por edhe për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm. Prandaj kemi nevojë për planifikim të mirë dhe përforcim të kapaciteteve të të gjithë faktorëve të cilët në fund do të duhet jo vetëm t’i pranojnë, por edhe të menaxhojnë me të gjithë infrastrukturën të cilën do të duhet të ndërtojmë ne në të ardhmen”,- deklaroi ministri i Ekologjisë, Sadulla Duraku. 

“Shpresoj se rezultatet dhe konkluzionet e studimit ndërkombëtar të ujërave do të japin rezultate sidomos nëpërmjet racionalizimit dhe sqarimit të sfidave të mëdha të menaxhimit të ujërave dhe investimet afatgjata në këtë proces”,- u shpreh udhëheqësi i grupit, Xhejms Hant.

Ministri i Ekologjisë, Sadulla Duraku, gjatë prezantimit të analizës kombëtare për investime në sektorin e ujërave potencoi se së shpejti pritet të lëshohet në përdorim edhe vendkalimi kufitar Stançiç- Bellanoc. (Rexhep Qamili, TVM2)