Zaevi në takim me Lidhjen e Odave Ekonomike, borxhi i shtetit ndaj biznesit ndër 700 milionë euro

19.07.2017 14:01

Kryeministri, Zoran Zaev, në takim me lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë.....

Kryeministri, Zoran Zaev, në takim me lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë u shpreh i gatshëm që të pranojë kërkesat e sektorit të biznesit, të cilat do të vlerësohen si të rëndësishme për ekonomin e vendit.

Zaevi gjithashtu potencoi se bashkëpunimi ndërmjet dy komuniteteve paraqet modelin e duhur për ekonomi stabile. Borxhi i shtetit ndaj sektorit të biznesit nuk do të kalojë mbi 700 milion euro dhe lehtësimet për investitorë të huaj apo të vendit do të jenë si asnjëherë më parë, u shpreh Zaevi gjatë takimit.

“Akoma bëhen analiza. Kemi arritur deri në zërin prej 400 milionë eurove. Megjithatë, nuk presim që borxhi i shtetit ndaj bashkësisë së biznesit të tejkalojë 700 milionë euro. Çdo investitor në RM-së, pa dallim investitor i huaj apo i vendit, që do të fillojë grinfild në Maqedoni, do të marrë benefit, që deri më tani nuk i kanë marrë, kjo do të thotë heqje të tatimit personal, heqje të tatimit në fitim, mbështetje në ndërtimet infrastrukturore, lokacione të lira dhe njëkohësisht dhe ndihmë direkte nga vendi nga 1 mijë euro për të punësuar, që padyshim ndihma direkte do të ketë dhe në kushtet e veta”,- deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike thotë se nga të gjitha 75 masat që i kanë paraqitur kryeministrit Zaev, urgjente janë masat për reformim të shërbimeve inspektuese, eliminimin e konkurrencës jolojale dhe pjesëmarrjen e komunitetit të biznesit në krijimin e politikave ekonomike.

“Të rëndësisë së lartë janë tre masat të cilat janë të përbashkëta për të gjithë sektorët, e para ka të bëjë me reformimin e shërbimeve inspektuese, luftën kundër konkurrencës jolojale dhe të mundësohet që komuniteti i biznesit të marrë pjesë në krijimin e politikave ekonomike”,- theksoi kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Daniella Arsovska.

Shërbimet inspektuese, sipas kryeministrit, do të jenë në funksion të parandalimit, në vend të ndëshkimit, siç ka qenë praktikë deri më tani. (Gazmend Rexhepi, TVM2)