Maqedoni
73 OJQ pro rikthimit të vlerave demokratike, projekt për reforma demokratike
19.07.2017 16:20
Përfaqësuesit e 73 organizatave qytetare dhe ekspertë prezantuan planin njëvjeçar...

Përfaqësuesit e 73 organizatave qytetare dhe ekspertë prezantuan planin njëvjeçar, i cili synon të nxisë udhëzime dhe aktivitete të detajuara të nevojshme për të rivendosur standardet dhe vlerat demokratike në vend.
Plani parashikon arritje të progresit në politikat publike dhe rivendosje të besimit në institucionet kryesore shtetërore.
“Ky dokument do të dërgohet tek të gjitha institucionet shtetërore të cilat janë kompetente për t’i implementuar prioritetet dhe kërkesat të cilat i kemi shkruar këtu. Sferat e politikave publike të përpunuara në dokument janë financa publike, jurisprudencë, zgjedhje, shoqëri civile, mbrojtje dhe siguri, ekologji, arsim dhe rini, kulturë, mbrojtje sociale, shëndetësi dhe energjetikë”,- deklaroi përfaqësuesja e OJQ-ve, Uranija Pirovska.
Organizatat civile propozojnë formim të Këshillit konsulent për implementim të prioriteteve kyçe reformuese në nivel qeveritar, me të cilin do të kryesojë kryetari i Qeverisë dhe i cili do të përbëhet nga përfaqësues të ministrive kompetente dhe shoqërisë civile.
“Qeveria duhet të formojë trup konsultativ, i cili do t’i zbatojë këto reforma, këtë trup ta udhëheq kryetari i Qeverisë, të bëhet emërimi i personave për kontakt në ministri, trupat e pavarur mbikëqyrës dhe rregullatorë të cilët do të jenë përgjegjës për prioritetet kyçe reformuese dhe të cilët gjithashtu do të jenë të detyruar për bashkëpunim me grupet tematike të shoqërisë civile, trupat kuvendorë të mbajnë debat publik mujorë që të mund t’i realizojmë ndryshimet në të gjitha fushat”,- theksoi përfaqësuesi i OJQ-ve, Marko Troshanovski.
Propozimet për reformat janë përpunuar dhe përgatitur nga 146 pjesëmarrësit e Forumit të OJQ-ve, ndërsa ndërlidhen me dokumentin kryesor të përgatitur në vitin 2016.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
