Maqedoni
Kuvendi i Maqedonisë, nën mesataren e kuvendeve të rajonit për transparencë
19.07.2017 16:46
Hulumtimi për transparencën e kuvendeve të shteteve të Ballkanit perëndimor bën të ditur se kuvendet...

Hulumtimi për transparencën e kuvendeve të shteteve të Ballkanit perëndimor bën të ditur se kuvendet e këtyre vendeve kanë nivel më të lartë të transparencën në krahasim me institucionet ekzekutive, por në krahasim me to, Kuvendi i Maqedonisë është nën mesataren e kuvendeve të rajonit.
Dy vitet e fundit u ballafaquam me krizë serioze politike, tha kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, por, sipas tij, tani seriozisht po punohet për kthimin e demokracisë parlamentare në Kuvend.
“Si kryetar i Kuvendit disa herë kam theksuar se një nga detyrat e mia prioritare do të jetë përforcimi i transparencës së punës të Parlamentit të deputetëve dhe administratës së Kuvendit. Tani janë bërë edhe disa hapa konkretë, mundet në shikim të parë të vogla, si mundësia e qytetarëve, të jenë të pranishëm në seanca parlamentare dhe të vendoset dimension më cilësor edhe të kanalit të Kuvendit”,- tha kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi.
Vetëm institucionet transparente mund të krijojnë shoqëri demokratike, për të cilën synojnë të gjitha vendet e rajonit, bëjnë të ditura rezultatet e hulumtimit.
“Sa i përket institucioneve ekzekutive, Kuvendi është në nivel më të lartë, por ajo që është negative është se duhet të punohet në transparencën e dokumenteve, etikën e sjelljes së deputetëve dhe informatat e pamjaftueshme financiare”,- tha drejtori i hulumtimeve në Ballkanin Perëndimor, Emil Atanasov.
“Edhe pse Kuvendi si pushtet ligjdhënës është më i hapur me mesatare 59%, çdoherë është nën mesataren e rajonit 63%, që d.m.th. Kuvendi duhet të krijojë praktikë për përmirësimin e rregullave dhe praktikës gjatë proceseve konsultative me opinionin për miratimin e ligjeve”,- tha Tamara Reskovska nga “Metamorfozis”.
Hulumtimi zgjati dy muaj vitin e kaluar dhe në bazë të rezultateve u dhanë rekomandime konkrete për institucionet e Ballkanit Perëndimor.
FLUTURA LATIFI
