Maqedoni

Agjencia e Punësimit, trajnime për 220 të rinj, profesione që kërkohen në tregun e punës

19.07.2017 17:04

220 të papunë të moshës deri në 29 vjet me masën për IT aftësi avancuese të Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë...

220 të papunë të moshës deri në 29 vjet me masën për IT aftësi avancuese të Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë, do të kalojnë trajnime për javë programuese dhe softuer provues.
 
Këto profesione janë të kërkuar në tregun e punës dhe kjo do t’i ndihmojë të rinjve që në të ardhmen sa më lehtë të punësohen. 
 
“Është projekt shumë i rëndësishëm për të gjithë të rinjtë dhe ju bëjmë thirrje të rinjve që janë të papunë të vijnë në agjencinë për punësim, të aplikojnë dhe do të pajisen me certifikatë, që është e pranuar ndërkombëtarisht. Është një mundësi e mirë për të gjetur punë”,- deklaroi zëvendësdrejtori i Agjencisë për Punësim në Maqedoni, Arben Zyberi.
 
“Nuk ekziston projekt më i suksesshëm se ky projekt që ju ndihmon të rinjve që në mënyrë më të lehtë të hyjnë në tregun e punës dhe t’i plotësojnë kushtet”,- tha Nikolla Burtolini nga BE. 
 
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, tha se ky projekt është mundësi e mirë për të rinjtë, sepse nëpërmjet këtij programi ata investojnë në vete. 
 
“Është shumë me rëndësi që të rinjtë  të kyçen në këto trajnime, sepse ky pako program që i ofron ky projekt do ju japë mundësi që të investojnë në vetvete, por gjithashtu ky program ofron trajnime me kërkesat e tregut të punës dhe me këtë do e kenë shumë më lehtë për t’u punësuar”,- theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.
 
Për trajnimet që realizohen përmes projektit IPA të Bashkimit Evropian si grande të drejtpërdrejta të Agjencisë për Punësim janë siguruar mbi 18 milion denarë. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ