Botë
Shqipëri, situatë alarmante, 12 vatra zjarri në 24 orë
19.07.2017 18:15
Situata me zjarret në Shqipëri është alarmante. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 vatra zjarresh...

Situata me zjarret në Shqipëri është alarmante. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 vatra zjarresh më konkretisht në qytetet Shkodër, Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile njofton se po vazhdon punën dhe po mban në monitorim të gjitha vatrat e zjarreve në vend.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në të gjitha këto vatra, duke bërë të mundur kontrollimin e tyre.
Ndërkaq zjarret kanë kapluar edhe shtete të tjera, si Kroacinë, Malin e Zi, Greqinë, Portugalinë, Francën e Italinë. Ekspertët e lidhin këtë me ndryshimet klimatike, përkatësisht me valët e të nxehtit që kanë goditur Evropën.
