Ekonomi
Zaevi në takim me Lidhjen e Odave Ekonomike: borxhi i shtetit ndaj biznesit, ndër 700 milionë euro
19.07.2017 18:42
Kryeministri, Zoran Zaev, në takim me lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë u shpreh i gatshëm që të pranojë kërkesat e sektorit të biznesit...

Kryeministri, Zoran Zaev, në takim me lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë u shpreh i gatshëm që të pranojë kërkesat e sektorit të biznesit, të cilat do të vlerësohen si të rëndësishme për ekonomin e vendit. Zaevi gjithashtu potencoi se bashkëpunimi ndërmjet dy komuniteteve paraqet modelin e duhur për ekonomi stabile.
Borxhi i shtetit ndaj sektorit të biznesit nuk do të kalojë mbi 700 milion euro dhe lehtësimet për investitorë të huaj apo të vendit do të jenë si asnjëherë më parë, u shpreh Zaevi gjatë takimit.
“Akoma bëhen analiza. Kemi arritur deri në zërin prej 400 milionë eurove. Megjithatë, nuk presim që borxhi i shtetit ndaj bashkësisë së biznesit të tejkalojë 700 milionë euro. Çdo investitor në RM-së, pa dallim investitor i huaj apo i vendit, që do të fillojë grinfild në Maqedoni, do të marrë benefit, që deri më tani nuk i kanë marrë, kjo do të thotë heqje të tatimit personal, heqje të tatimit në fitim, mbështetje në ndërtimet infrastrukturore, lokacione të lira dhe njëkohësisht dhe ndihmë direkte nga vendi nga 1 mijë euro për të punësuar, që padyshim ndihma direkte do të ketë dhe në kushtet e veta”,- deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike thotë se nga të gjitha 75 masat që i kanë paraqitur kryeministrit Zaev, urgjente janë masat për reformim të shërbimeve inspektuese, eliminimin e konkurrencës jolojale dhe pjesëmarrjen e komunitetit të biznesit në krijimin e politikave ekonomike.
“Të rëndësisë së lartë janë tre masat të cilat janë të përbashkëta për të gjithë sektorët, e para ka të bëjë me reformimin e shërbimeve inspektuese, luftën kundër konkurrencës jolojale dhe të mundësohet që komuniteti i biznesit të marrë pjesë në krijimin e politikave ekonomike”,- theksoi kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Daniella Arsovska.
Shërbimet inspektuese, sipas kryeministrit, do të jenë në funksion të parandalimit, në vend të ndëshkimit, siç ka qenë praktikë deri më tani.
ERSAN PAJAZITI
