Maqedoni

Spasovski: presim vendimin e gjykatës për paraburgimet

19.07.2017 20:21

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, ka deklaruar se policia është e gatshme të veprojë pasi t’i marrë vendimet...

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, ka deklaruar se policia është e gatshme të veprojë pasi t’i marrë vendimet për paraburgimin e të dyshuarve të Prokurorisë Speciale.
 
“Ministria e Punëve të Brendshme është e gatshme të veprojë në bazë të vendimeve që do të marrë gjykata, qoftë ajo Themelore ose e Apelit, 24 orë është në këtë rast, me miratimin e vendimit. Ne si Ministri e Brendshme ende nuk e kemi marrë vendimin e gjykatës. Kur ta marrim vendimin, sigurisht se do të veprohet ndaj të gjithë këtyre nëpunësve të policisë, apo ndaj të gjithë personave që janë pjesë e hetimeve”, - deklaroi ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.