Seancë për rastin “Kumanova” në gjykatën supreme

20.07.2017 12:31

Në Gjykatën Supreme të Maqedonisë sot do të mbahet seancë për rastin “Kumanova”....

Në Gjykatën Supreme të Maqedonisë sot do të mbahet seancë për rastin “Kumanova” apo e njohur në opinion si “Lagjja e Trimave”.

Avokati i palës mbrojtëse, Mefail Arsllani, tha se nuk mund të pritet vendim i menjëhershëm.

Sipas ligjit për procedurë penale, fjalë përmbaruese duhet të jep Prokuroria, pas asaj, avokatët kërkojnë afat kohorë, që ata të përgatisin fjalën përmbaruese, secili avokat dhe mbrojtës ka drejtë për fjalë përmbaruese.  pasi të përfundojë kjo procedurë pritet shpallja e vendimit.

Në rastin “Kumanova – Lagjja e Trimave” akuzohen 37 persona, për veprën “terrorizëm”, për ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë, në të cilën një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë.