Kriza e Katarit, kërkesat shndërrohen në parime

20.07.2017 12:57

Katër kombet arabe që udhëheqin bojkotin ndaj Katarit....

Katër kombet arabe që udhëheqin bojkotin ndaj Katarit kanë hequr dorë nga lista me 13 kërkesa që paraqitën muajin e shkuar.

Diplomatë nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti deklaruan për reporterët në OKB së tashmë duan që Katari të pranojë gjashtë parime të gjera.

Mes tyre përfshihen angazhime për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin si dhe t’i jepet fund akteve të provokimit dhe nxitjes.Katari ende nuk ka reaguar ndaj këtij ndryshimi , ndërsa sistematikisht ka kundërshtuar akuzat se ndihmon terroristët. Katari refuzoi që të plotësojë kërkesat e mëparshme që kërcënonin sovranitetin e tij dhe gjithashtu veprimet e fqinjëve i cilësoi si një rrethim.

Rrethimi apo bllokada që vazhdon prej 6 javësh e kanë detyruar Katarin të importojë ushqime nga deti dhe ajri për të plotësuar nevojat e popullsisë së tij prej 2,7 milionësh. Por tashmë fqinjët duket se kanë ndryshuar qëndrim dhe thanë se duan ta zgjidhin krizën miqësisht.