VMRO me akuza ndaj vendimeve të gjyqësorit
Përfaqësues të VMRO-DPMNE-së edhe sot para Gjykatës së Apelit....

Përfaqësues të VMRO-DPMNE-së edhe sot para Gjykatës së Apelit kanë vazhduar me akuzat e radhës në adresë të PPS-së dhe të gjykatave të vendit për vendimet të cilat i merr kjo gjykatë lidhur me kërkesat e PPS-së.
Sipas VMRO-së, të gjitha lëndët e hapura nga ana e PPS-së janë qërim hesapesh të LSDM-së ndaj funksionarëve të VMRO-së si dhe krijimit të imazhit të keq të kësaj partie para opinionit.
Marrja e lëndës “Puç” nga Prokuroria Publike është edhe një dëshmi se PPS ka për qëllim amnistimin nga përgjegjësia e Zoran Zaevit dhe Verushevskit nga veprat e tyre të bëra deri më tani.
“Gjykata duhet të veprojë sipas ligjit dhe asgjë tjetër. Është e papranueshme që të bie nën presionin e partisë politike LDS dhe degës së saj PPS. Se gjykata ra nën presion e paparë është edhe vendimi i fundit për caktimin e paraburgimit edhe kundër argumenteve juridike. Ky vendim është skandaloz, nga fakti se gjatë marrjes së tij nuk janë marrë parasysh argumentet e mbrojtjes, por është udhëhequr vetëm nga kërkesat dhe diktatet e PPS-së. Në këtë kurth në të cilin drejtpërdrejt është kyçur gjykata, është skajshmërisht tendencioze dhe ka për qëllim që të godasë funksionarët dhe vetë partinë VMRO-DPMNE. Ky skenar ka për qëllim që t’i rrënojë pozicionet e Maqedonisë në prag të shitjes së interesave nacionale dhe shtetërore të cilat në masë të madhe i përgatit Zoran Zaevi”,- tha Orce Gorgievski nga VMRO-DPMNE.
