DASh: Maqedonia ta luftojë më tepër terrorizmin

20.07.2017 18:07

Vitin e kaluar cak i sulmeve terroriste të ISIS-it ka qenë Europa.....

Vitin e kaluar cak i sulmeve terroriste të ISIS-it ka qenë Europa. Në raportin e fundit të DASh-it për terrorizmin në vitin 2016 përmendet edhe Maqedonia, e cila në vitin 2016 ka kryer tre aksione të ndryshme anti-terroriste, prej të cilave njëra ka qenë në koordinim me Shqipërinë dhe Kosovën, që ka sjellë deri në arrestimin e 23 personave, rikujton DASh.

Maqedonia duhet më tepër të punojë në përforcimin e kapaciteteve për detektimin dhe për parandalimin e sulmeve terroriste pa mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, porosisin nga DASh. Në  strategjinë nacionale për anti-terrorizëm të vendit të miratuar në mars të vitit të kaluar ka pjesë të përkushtuar për mbrojtje nga ekstremizmi i dhunshëm, por nuk ekziston strategji nacionale për luftim të ekstremizmit të dhunshëm, thuhet në raport.

Për këtë arsye, Qeveria në nëntor ka krijuar një draft-plan për anti-terrorizëm dhe e ka dorëzuar për shqyrtim në Komisionin Evropian, por edhe në këtë plan mungojnë shenjat për implementim, vlerësim të financimit, si dhe mekanizma për mbikëqyrje të evoluimit, vlerëson DASh-i.

Vendit i mungon kornizë ligjore për luftë kundër larjes së parave dhe financim të terrorizmit, por edhe kriminalizimin dhe financimin e terrorizmit, ndërkaq nuk ka as rregullativë të komplikuar për ngrirje dhe konfiskim të mjeteve terroriste, e cila bëhet në bazë të vendimit gjyqësor.

Sipas Departamentit Stejt, Maqedonia ka Agjenci për Menaxhim me Mjetet e Konfiskuara, por ajo ka kapacitete dhe aktivitete të kufizuara, për atë duhet që të mbajnë trajnime plotësuese. (Gazmend Kurtishi, TVM2)