"ROLAND GAROS"

Nadal - Djokoviç, në finalen e Roland Garros

06.06.2014 19:27

Rafael Nadal është plasuar për herë të nëntë në finalen e “Grend Slemit” të dytë të sezonit, duke mos i dhënë asnjë mundësi për të bërë diç më tepër, kundërshtarit të tij Endi Marej, ndërsa Djokoviç në gjysmëfinale eliminoi letonezi, Ernest Gullbis…….

Rafael Nadal është plasuar për herë të nëntë në finalen e “Grend Slemit” të dytë të sezonit, duke mos i dhënë asnjë mundësi për të bërë diç më tepër, kundërshtarit të tij Endi Marej.

Tenisti spanjoll, më lehtë se ç`pritej, arriti fitoren e 15-të në ballafaqimin e 20-të kundër skocezit, duke fituar bindshëm me 3-0 në sete, 6;3, 6:2 dhe 6:1.

Fituesi i tetëfishtë në “Roland Garros”, do të jetë pa dyshim favorit edhe në finalen e së dielës, edhe pse do të luaj kundër rivalit të tij më të madh, Novak Djokoviç.

Tenisti sërb, të cilit nga “Gren Slemet”  i mungon vetëm “Roland Garrosi”, ndaj surprizës më të madhe deri më tani, Ernest Gullbis, kishte vështirsi vetëm në setin e tretë, të cilin e humbi me rezultatin 6:3 në gejme.

Të tre setet tjera, i fitoj me rezultat identik, për finalen e tij të dytë në Francë. Xhokoviç, edhe në orvatjen e kaluar, në vitin 2012, ishte takuar po me Nadallin, kur kishte humbur me 3-1 në sete.

Ndryshe, në rivalitetin më të madh në historinë e tenisit, sipas meçeve të zhvilluara deri më tani, Nadall dhe Djokoviç do të takohen për herë të 42-të, me ç`rast deri më tani më i suksesshëm është Nadall, që ka fituar 22 herë, kundrejt 19 fitoreve të Djokoviç. (Mustafa Ademi, TVM2)