Seancat e Apelit për kërkesat e PPS-së, të akuzuarit u ankuan për pasaportat e marra, Apeli ende pa vendime për “Titanik”-un
Për kryerje të papenguar të obligimeve të punës dhe për shërim jashtë vendit....

Për kryerje të papenguar të obligimeve të punës dhe për shërim jashtë vendit, të akuzuarit në rastin “Titanik” nga Këshilli i Gjykatës së Apelit kërkuan t’u kthehen pasaportat të cilat u janë marrë me vendim të Gjykatës së Shkallës së parë. Premtuan se nuk do të ikin si deri më tani, do të përgjigjen në ftesat e Gjykatës dhe Prokurorisë.
“Kishin qasje gjatë tërë kohës së zhvillimit të hetimit, janë paraqitur rregullisht në çdo ftesë të Gjykatës së PPS-së, disa herë edhe paraqitjeve telefonike. Për këto arsye nuk shoh nevojë për masa të tilla, sepse nuk kanë bërë opstrukcione gjatë procedurës që të komentohet rrezik për ikje apo se nuk do mundej pa pengesa të zhvillohet procedura penale”,- deklaroi avokatja mbrojtëse, Sanja Aleksiç.
Ndërkohë, prokurorët e Prokurorisë Publike Speciale konsiderojnë se Gjykata e Apelit duhet ta vërtetojë vendimin e Gjykatës Penale. Të akuzuarit të cilët do të sjellin dokumentacion mjekësor se duhet të shërohen jashtë vendit, do kërkojnë nga Gjykata tua kthejë pasaportat.
“Duke pasur parasysh fazën e procedurës, nëse shohim individualisht për çdo të akuzuar, është propozuar masë adekuate me të cilën dëshirojmë të mbrojmë shpejtësinë e procedurës dhe atë që Ligji për procedurë penale e parasheh si masë për praninë e të akuzuarve dhe zhvillim të papenguar të procedurës”,- u shpreh Gavrill Bubevski nga PPS.
Këshilli i Gjykatës së Apelit sot shqyrtoi shtatë ankesa të të akuzuarve që akuzohen për manipulime në zgjedhje, mes tyre ka të punësuar në Mepso, Qeveri dhe në Agjencinë për Kundërzbulim. Gjatë ditës së nesërme janë paralajmëruar seanca tjera ku janë të ftuar funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së. Do të shqyrtohen ankesat e tyre pasi Gjykata e shkallës së parë nuk dha për ta paraburgim por masa kujdesi. (Flutura Latifi, TVM2)
