Shkup, takim mes ministrit Saliji dhe administratës
Në takimin e realizuar mes ministrit të Drejtësisë, Bilent Saliji....

Në takimin e realizuar mes ministrit të Drejtësisë, Bilent Saliji, dhe përfaqësuesin e Sindikatës së organeve të drejtësisë, është arritur pajtueshmëri rreth të gjitha kërkesave të sindikalistëve lidhur me përmirësimin e cilësisë në këto sektorë. Sindikalisti, Pece Grujovski, tha se ka marrë premtimin nga ana e ministrit Saliji për gatishmërinë e Qeverisë për të përmirësuar kushtet e të punësuarve në këtë sektor tepër të ndjeshëm për zhvillimin e jurisprudencës në vend.
Të dyja palët u dakorduan për takime të herëpashershme si dhe formimin e grupeve të punës në drejtim të përmirësimit të kushteve për të gjithë të punësuarit në sektorin e jurisprudencës.
“Kërkuam nga ministri të angazhohet për kthimin e parave të vjedhura gjatë kohës së grevës të të punësuarve në shërbimin gjyqësor, në fakt dënimin që e kanë marrë nga ana e kryetarit të Këshillit Gjyqësor, për shkak se jo ligjërisht iu janë marrë paratë. Kërkuam edhe realizimin e vendimeve të cilat i kanë marrë të punësuarit në shërbimin gjyqësor nga 10% për prill, të cilat iu janë premtuar nga ana e Këshillit Gjyqësor, por nuk janë realizuar”,- tha kryetari i SAJShQ-së, Pece Grujovski. (Ersan Pajaziti, TVM2)
