Gruevski u paraqit në Gjykatë për rastin “Titanik”

21.07.2017 12:52

Ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, është paraqitur në Gjykatën e Apelit.....

Ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, është paraqitur në Gjykatën e Apelit, ku do të vazhdojë shqyrtimi i ankesave të masave për kujdesje të shqiptuara nga Gjykata Penale për lëndën e PPS-së “Titanik”.

Prokuroria Speciale edhe sot ripërsëriti qëndrimin se kërkesa e tyre është që ish-kryeministrit Gruevski t’i shqiptohet masa e paraburgimit. Edhe përkundër kundërshtimit nga ana e avokatëve mbrojtës, PPS konsideron se Gruevski mund të ikë nga shteti sepse nga 10 ftesat që PPS-ja ia ka bërë për t’u paraqitur në prokurori, Gruevski është përgjigjur vetëm një herë.

Në rastin “Titanik”, përveç ish-kryeministrit, është akuzuar edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, ish-kreu i kabinetit të Gruevskit, Martin Protugjer, dhe Kiril Bozhinovski.

Penalja vendosi që në vend të masës paraburgim, të akuzuarve t’u merret vetëm pasaporta. Sot në seancën publike në Gjykatën e Apelit argumente për ankesat do të kenë të dyja palët. Vetëm disa ditë më parë, Gjykata Penale refuzoi kërkesën e PPS-së dhe vendosi që Nikolla Greuvskit të mos i caktohet masa paraburgim, por t’i merret vetëm pasaporta.

Përveç Gruevskit, pa dokument udhëtimi mbetën edhe ish-ministrat, Gordana Jankulloska dhe Mile Janakieski, si dhe ish-sekretarët e përgjithshëm të Qeverisë, Kiril Bozhinovski dhe Martin Protugjer.

Për 16 të akuzuarit e tjerë në “Titanik”, Gjykata pranoi propozimin e Speciales dhe shqiptoi masa kujdesi. Pa pasaportë diplomatike mbetën edhe ish-zëvendësministrja e Drejtësisë, Biljana Brishkoska – Boshkovska, si dhe deputeti, Ilija Dimovski.

Specialja paralajmëroi se do të ankohet pasi nuk ka paraburgim për të akuzuarit.